Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy shtetas gjeorgjianë të cilët dyshohet se kanë shkëmbyer 40 mln lekë false në euro në një pikë të këmbimit valutor.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i monedhave".
Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në Exchange-in në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve. (A2 Televizion)