Një ngjarje e rëndë është shënuar, mesditën e sotme, në fshatin Zejmen të Lezhë. Policia njofton se një person ka goditur me mjet prerës një tjetër të identifikuar me iniciale Gj. K., pas një konflikti të çastit.
Ky i fundit ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në fshatin Zejmen, Lezhë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që shtetasi H.P. ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. K., të dy banues në Zejmen.
I dëmtuari ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuari është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. (A2 Televizion)