Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 14:58 | Kronikë

Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

Një qytetar është përleshur fizikisht me një anëtar të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, gjatë një mbledhjeje, pas miratimit të një liste sipërfaqesh tokash në fshatin Çërravë. Vendimi parashikon mundësinë e dhënies me qira të mbi 34 mijë hektarëve tokë dhe u miratua me 20 vota pro, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga një grup banorësh të zonës.

Gjatë diskutimeve, tensionet u rritën ndjeshëm ndërsa banorët shprehën hapur pakënaqësitë e tyre për mënyrën e hartimit dhe miratimit të listës, shkruan A2 CNN. Sipas tyre, procesi ka mungesë transparence dhe mund të prekë interesat e komunitetit lokal.

Pas votimit, një prej banorëve reagoi me tone të ashpra, duke thënë: “Turp të keni, të gjithë. Legena. Palaço”. Këto fjalë shkaktuan irritim te një prej këshilltarëve, i cili u ngrit në këmbë dhe iu drejtua banorit, duke u përleshur fizikisht e duke u goditur me grushte. Konflikti u përshkallëzua deri sa persona të tjerë të pranishëm ndërhynë për të ndarë palët dhe për të qetësuar situatën.

Pavarësisht incidentit, vendimi për sipërfaqet e tokës u konsiderua i miratuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos