SPAK thërret Sali Berishën për "21 Janarin"

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 14:32 | Kronikë

SPAK thërret Sali Berishën për "21 Janarin"

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar urdhër për paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me hetimet për ngjarjen e “21 Janarit”, ku humbën jetën katër protestues përpara Kryeministrisë.

Sipas dokumentit zyrtar, urdhri është firmosur më 7 nëntor 2025 nga prokurori Alfred Shehu, i cili po heton çështjen penale. Në urdhër thuhet se Berisha thirret për t’u marrë në pyetje si person që ka njohuri për rrethanat e dobishme për hetimin, në kuadër të procedimit penal për veprat:

SPAK thërret Sali Berishën për "21 Janarin"

·         “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”,

·         “Shpërdorimi i detyrës”,

·         dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

SPAK thërret Sali Berishën për "21 Janarin"

SPAK ka dërguar thirrjen në adresën e banesës së Berishës në Tiranë, ndërsa sipas dokumentit, materiali është njoftuar edhe nëpërmjet Postës Shqiptare. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos