Po krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë në Peqin

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 10:43 | Kronikë

Po krasiste pemët, humb jetën punonjësi i bashkisë në

Një punonjës i gjelbërimit në Bashkinë e Peqinit ka humbur jetën aksidentalisht, mëngjesin e së hënës, në lagjen "Xhami".

F. Rr., 58 vjeç ishte duke krasitur pemët, kur aksidentalisht ka humbur kontrollin dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme.

Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos