Po ktheheshin nga një dasmë, zbulohet identiteti i 3 shqiptarëve që humbën jetën në Greqi

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 18:20 | Kronikë

Po ktheheshin nga një dasmë, zbulohet identiteti i 3 shqiptarëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksidentin tragjik që ndodhi mesditën e së hënës në autostradën Egnatia, në Greqi, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë me banim në Athinë.

Mediat helene raportojnë se me të dy makinat e përfshira në aksident, që u goditën nga pas nga një kamion, i drejtuar nga një shtetas bullgar, lëviznin shtetas shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin që kishin shkuar në Evros për një dasmë.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi Aliraj, ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur Mardalena Kacaj, e  cila ndodhet në spital në Komotini.

Në momentin e aksidentit, ajo ndodhej në sediljen pas drejtuesit të automjetit dhe u nxorr nga kalimtarët që i erdhën në ndihmë.

Aksidenti tragjik u regjistruar në segmentin Komotini-Ksanthi të autostradës Egnatia, ku kamioni goditi makinat që ishin ndalur në një radhë 600 metrash në pikën e pagesës së Iasmos.

Po ktheheshin nga një dasmë, zbulohet identiteti i 3 shqiptarëve

Pamjet janë tronditëse, pasi tre viktimat u shkrumbuan brenda mjetit të tyre që shpërtheu në flakë si pasojë e përplasjes së dhunshme.

Në automjetin e përparmë ndodheshin të afërm të vendasve, shoferi 36-vjeçar, pasagjeri 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç që jetojnë në Athinë. Sipas ERT, të afërmit kishin udhëtuar për në Evros për dasmën e familjarëve dhe po ktheheshin kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm.

Sakaq, shoferi bullgar i kamionit thuhet se është plagosur rëndë. Sipas ERT, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është shtruar në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Pasagjeri i kamionit është gjithashtu i shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos