Policia greke sekuestron mbi 21 kg marijuanë në Selanik, vinte nga Shqipëria

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2023, 16:05 | Kronikë
Policia greke sekuestron mbi 21 kg marijuanë në Selanik, vinte nga
Foto ilustruese

Policia greke njofton se ka sekuestruar një tjetër ngarkesë që dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.

Në zonën e Stavroupolit në Selanik, gjatë kontrollit të banesës së një greku 30-vjeçar, janë gjetur dhe sekuestruar 20 pako që përmbanin 21 kg 34 gram marijuanë.

Policia ka sekuestruar edhe 1 pistoletë, 35 fishekë, 3 maska anti-gaz, 200 euro dhe 1 automjet. Droga rezulton e paketimit shqiptar, e shënjuar me sprajt të kuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos