Një 45-vjeçar që vuante dënimin në burgun e Shënkollit, në Lezhë, ka ndërruar jetë në orët e para të së hënës.
Në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve bëhet me dije se Gëzim Beneshit i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes gjatë konsumimit të mëngjesit. Atij i ka ardhur menjëherë në ndihmë stafi mjekësor i burgut, të cilët e kanë dërguar në spitalin e Lezhës me shenja jete.
Por fatkeqësisht, 45-vjeçari i cili ishte burgosur pas dënimit për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”, ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI I DREJTORISË SE BURGJEVE
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHE është marre njoftimi se shtetasi Gëzim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me mase mjekësore ‘Mjekim i detyruar ne një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur ne tentative” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i është bllokuar frymëmarrja.
– Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me masë mjekësore "Mjekim i detyruar ne nje institucion mjekësor" me diagnoze "Skizofrenia paranoide" dhe "Hipertension arterial st.2" me mjekim Respiridon 2Mg 2×1 tablete, lerkanidipine 10 mg 1 tabletë në dite, furosemil 40 mg 1 tablete në mëngjes, aspirinë protekt 100 Mg 1 tabletë në ditë, omeprazol 20 mg 1 tabletë në mëngjes, ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhe, në seksionin e masave mjekësore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me date 26.05.2022 nga Komisariati i Policisë Kavaje.
– Stafi i IEVP LEZHE, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit ,ku i është dhënë ndihma e pare mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Është nisur urgjentisht me ambulancën e institucionit i shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete.
– Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal i Lezhës për ndarjen nga jeta te shtetasit Gëzim Beneshi.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit, si dhe organet hetimore. (A2 Televizion)