Vdes 42-vjeçari shqiptar në burgun grek

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2023, 16:18 | Kronikë

Vdes 42-vjeçari shqiptar në burgun grek

Një shqiptar është gjetur pa ndjenja në një burg të Trikalasë në Greqi.

Sipas mediave greke, 42-vjeçari shqiptar është dërguar menjëherë në një spital pranë, ku edhe është konfirmuar vdekja e tij.

Sipas dyshimeve të para, raportohet se vdekja ka ardhur për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për ngjarjen pritet të nisë hetimi dhe të zbardhen shkaqet e vdekjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos