Policia holandeze kap një nga shqiptarët më të kërkuar, i dënuar me 30 vjet burg

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2023, 08:25 | Kronikë

Policia holandeze kap një nga shqiptarët më të kërkuar,

Autoritetet holandeze njoftojnë se kanë arrestuar një nga personat më të kërkuar të homologëve të tyre italianë. Ky person sipas tyre ishte i dënuar me plot 30 vjet burg për trafik droge dhe madje sipas tyre ky trafik ishte realizuar nga i arrestuari plot dy dekada më parë.

Referuar të dhënave të pakta që ka publikuar media holandeze, bëhet me dije se i shumëkërkuari është një shtetas dhe trafikant nga Shqipëria që fshihej në Holandë, por nuk dihet se prej sa vitesh i dënuari në mungesë gjendej në tokën e tyre.

Referuar të dhënave të këtyre mediave mësohet se ka qenë njësia “FAST” e policisë holandeze ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar të dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për të cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti. Prej vitesh, ai fshihej në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda.

Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali. Autoritetet holandeze e kanë mbajtur të fshehur emrin e shqiptarit të arrestuar, ndërkohë që së shpejti ai do të ekstradohet në drejtim të Italisë, ku edhe do të përballet me drejtësinë vendase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos