Policia më informacion zyrtar për aksidentin e rëndë në Maliq

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 08:17 | Kronikë

Policia më informacion zyrtar për aksidentin e rëndë në

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë në Maliq, ku 7 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së dy mjeteve.

Në komunikatën e policisë për këtë ngjarje bëhet me dije se rreth orës 05:55, në afersi të fshatit Pendavinj, automjeti tip "Benz" furgon me drejtues shtetasin I. M. është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. C. 

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me "Volkswagen", të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos