Policia Rrugore kontroll 200 automjeteve, ndëshkohen 93 drejtues mjetesh

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 15:48 | Kronikë

Policia Rrugore kontroll 200 automjeteve, ndëshkohen 93 drejtues mjetesh

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle intensive ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusëve dhe furgonave, duke verifikuar dokumentacionin e rreth 200 automjeteve.

Si rezultat, 93 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masa administrative për shkelje të ndryshme. 78 masa u vendosën për qarkullim jashtë orarit të lejuar, ndërsa 5 të tjera për mungesë certifikate transporti, 5 për qarkullim pa certifikatën e kolaudimit, 4 për defekte teknike dhe 1 për targa të palexueshme.

Policia Rrugore vijon kontrollet dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos