Policia zbardh ngjarjen në Divjakë, vëllai mori shokun dhe rrahu vëllanë

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 21:52 | Kronikë

Policia zbardh ngjarjen në Divjakë, vëllai mori shokun dhe rrahu

Policia e Fierit ka dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Divjakës, ku dy vëllezër u përfshinë në një përleshje me njëri-tjetrin, ku u përdorën dhe armët e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, Zarif Konja së bashku me një shtetas tjetër me inicialet A.G. është konflikuar më vëllanë e tij Shpëtim Konja.

Ky i fundi më pas ka marrë armën e gjahut që kishte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së shtetasit A.G. duke e dëmtuar rëndë atë.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes. Momentalisht në komisariat është shoqëruar Shpëtim Konja, teksa po kërkohet vëllai i tij Zarifi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos