Sherr mes vëllezërve në Divjakë, nxirren armët e zjarrit

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 21:16 | Kronikë

Sherr mes vëllezërve në Divjakë, nxirren armët e

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri- tjetrin dhe sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në Fier-Seman të  njësisë  administrative Gradishtë Divjakë teksa motivet mbeten ende të paqarta. 

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar fillimisht me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.

Nga të shtënat nuk ka patur asnjë të lënduar, ndërkohë që  menjëherë pas ngjarjes autori është larguar në drejtim të paditur.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja.

Shënjestër është bërë dhe një mjet i parkuar në anë të rrugës si  dhe tenda e një lavazhi. Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën ndërsa në pyetje po merren  edhe persona të tjerë dëshmitarë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos