Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

Nga A2 CNN
8 Qershor 2025, 13:28 | Kronikë

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit

Një sasi lëndësh piroteknike është konstatuar nga policia një ditë më parë në murin rrethues të Universitetit Politeknik. Policia ka sekuestruar lëndët piroteknike dhe po punon për identifikimin e poseduesit.

“Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit”, njofton Policia.

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy persona pasi u kapën me një sasi kokaine.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit E. S., 34 vjeç, dhe M. S., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos