Portugezi futet për t’u larë te “Buka e Vivarit” dhe humbet, policia në kërkim të tij

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 21:05 | Kronikë

Portugezi futet për t’u larë te “Buka e Vivarit” dhe

Frikë për një shtetas portugez me pushime në Shqipëri. Policia tha se rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos