Kanosi me thikë familjen e kandidates së PD në Sarandë, shpallet në kërkim 21-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 15:13 | Kronikë

Kanosi me thikë familjen e kandidates së PD në Sarandë,

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi kanosi me thikë familjen e ish-kandidates për deputete të PD-së në Sarandë, Matilda Qurku.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 21-vjeçari edhe ka goditur makinën me të cilën lëvizte familja e ish-kandidates për deputete.

Ndërkohë vetë Qurku pretendoi përmes një postimi në rrjetet sociale, se 21-vjeçari i kërcënoi familjarët në sy të dy fëmijëve të mitur, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë-Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos