Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet se ka ndodhur në banesë, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Lezhë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë.
55-vjeçari dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)