Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të të kultivimit të bimëve narkotike, duke arrestuar një 48-vjeçar dhe duke identifikuar bashkëpunëtorin e tij. Ata akuzohen për kultivimin e 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë.
Në operacionin e koduar “Koordinata”, u sekuestruan edhe dy automjetet të tyre. Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Njoftim i Policisë Krujë
Vijon plani policor i posaçëm, i koduar “Koordinata”, për nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
U identifikua dje, si autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, lokalizohet dhe kapet 48-vjeçari.
Punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, gjithashtu të identifikuar dje.
Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, për kapjen e 2 shtetasve të cilët u identifikuan si bashkautorë të kultivimit të 136 bimëve narkotike, në fshatin Rranxë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, lokalizuan dhe vunë në pranga njërin prej tyre, konkretisht shtetasin S. H., 48 vjeç.
Gjatë veprimeve operacionale të kryera dje u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, automjeti i shtetasit S. H. dhe automjeti i bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. H., në të cilat u gjetën pesticide që përdorën në bujqësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)