Prefekti i Vlorës Vangjel Tavo paraqitet në SPAK

Nga Armand Bajrami
4 Qershor 2024, 10:28 | Kronikë

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, është paraqitur, paraditen e së martës, në Prokurorinë e Posaçme. Pas daljes, Tavo tregoi për mediat se ishte në SPAK si person në dijeni.

“Isha për një kallëzim që kam bërë unë në vitin 2021”, tha Tavo.

Në vitin 2021, prefekti aktual i Vlorës, atë kohë kandidat i LSI-së për Gjirokastrën, kallëzoi një person, që sipas tij, po i ofronte para qytetarëve në emër të tij.

Sipas Tavos, kjo ishte një manovër e Rilindjes për t'i dëmtuar imazhin para zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos