Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbardhur bisedat mes punonjësve të policisë dhe pronarit të agjencisë turistike Eneo Sulejmanaj në lidhje me skemën e kalimit të kufirit të personave të deportuar dhe iu ndalohej hyrja në vendet e BE-së.
Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi Enea Sulejmani, i cili ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania”, mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nesë plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.
Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepen udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.
Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.
Në telefonin celular në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, në aplikacionin whats up dhe signal gjenden komunikime me persona të tretë të cilëve iu shpjegohet mekanizmi për të kaluar në kabinat e kontrollorëve të Aerportin Rinas.
Kështu në dosjen prej 87 faqesh, në një prej tyre nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin Signal, rezulton se më datë 6 shtator 2023, nga ora 04:53 AM – 11:16 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu:
Eneo: O vlla spasa shume me vete ai po tdergoj I djal sot une tsjelli kto dhe nai 2 300
Briken: Ok ngjohmi
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Elvis Prifti. Mgjes vlla. Ky do I leri aty eshte tani ne 12 per itali
Briken: Ok te nr 8
Eneo: Ok vlla.
Briken: O vlla ca ben si je
Eneo: Mire si je ti
Briken: A mu lodhe
Eneo: Shtyme
Briken: Nga je vlla ta kisha dergu I djal
Eneo: Ne lagje jam
Briken: Mire ja te them tani vlla
Eneo: Ok
Në orën 09:35 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Ernest Doga. Deportohet nga Viena sot
Briken: Ok
Eneo: E ndihmojm do ti lej aty
Briken: Ok ja te flas
Eneo: Ok vlla me thuj. Vjen tani per nja 1 or e gjys
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Elvis Prifti është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 06.09.2023 ora 10:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se më datë 07.09.2023 shtetasi Ernest Doga është përpunuar në hyrje të RSH nga Oficeri / kontrollori XhedikuA si deportiv nga Austria.
Në një tjetër përgjim flitet për dy të deportuar të tjerë një nga Gjermania dhe një nga Anglia.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 27.10.2023, nga ora 12:29 PM – 12:40 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: O vlla si je. A u lodhe
Briken: Mire
Eneo: o dërgon pasaportën e shtetasit Marin Tuniç
Briken: Ca bone
Eneo: Me te ndrrum e bejm dot
Briken: Ja ta shof
Eneo: Tja bejme tirane Beograd Budapest
Briken: 1 min ta shof
Eneo: Ok
Briken: Shume probl
Eneo: Tirane Stamboll. Stamboll Budapest
Briken: I shko pak shume vlla
Eneo: Po a behet nga Tirana Budapest
Briken: Stanboll jo direkt
Eneo: Ok po I them
Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasi Marin Tuniç eshte deportuar nga shteti gjerman. Nuk rezulton dalje ne system nga PKK Rinas.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.10.2023, nga ora 12:39 PM – 02:30 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Si je vlla
Briken: Mire. Si je ti
Eneo: A u lodhe. Mire mire
Briken: Shtyme
Eneo: Je ne pune
Briken: Po
Eneo: I dërbon pasaportën e shtetasit Emanuel Gjuraj. Ky nga uk. Me letren. Ne 15 e 30
Briken: Ok
Eneo: Ti lej aty?
Briken: Ok
Eneo: Ok vlla
Briken: Ca ore mund te jete ketu ky vlla
Eneo: 20 min
Briken: Ok
Eneo: Ca nr
Briken: 8
Eneo: po ngjitet
Briken: ok vlla
Eneo: Shif se aty e ke vlla
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Emanuel Gjuraj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 31.10.2023 ora 14:38 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. (A2 Televizion)