Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 3 vite burg oficerin e policisë gjyqësore, Fatbardh Lala, i akuzuar për "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ish-oficeri, që përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dhe do të qëndrojë 2 vjet prapa hekurave, dyshohet se mori 55.000 lekë nga Tefta Llagaçi dhe Ermir Llagaçi që të ndërhynte te prokurori i cili kishte nën hetim këtë të fundit.
Gjithashtu Gjykata vendosi të dënojë me 8 muaj Tefta Llagaçin, i cili u kthye në 16 muaj shërbim prove, teksa djali i saj do të vuajë 8 muaj burg në një institucion të sigurisë së zakonshme. (A2 Televizion)