Një person, që mori pjesë në protestën e organizuar më 14 maj përpara bashkisë, është ndaluar nga policia.
Bëhet e ditur se E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, është ndaluar për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës".
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë, tre persona të tjerë, K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë. (A2 Televizion)