Prodhim dhe shitje droge, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 17:12 | Kronikë

Prodhim dhe shitje droge, arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak

Në kuadër të operacionit Tempulli, policia Elbasanit arreston 24 persona. Mes tyre dhe një anëtar të Këshillit Bashkiak. Bëhet fjalë për anëtarin e koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, Franko Hakilja, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime shumë konfidenciale bëjnë me dije për A2 CNN se të 24 personat vijojnë të qëndrojnë në policinë e Elbasanit pasi burgu nuk i pranon. Janë nisur nën masa të rrepta sigurie drejt burgut, por janë lënë jashtë rrethimit të burgut, duke i rikthyer sërish në komisariat.

Gjatë fazës së dytë të operacionit “Tempulli 2”, të zhvilluar mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin, u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.  

Gjatë kësaj faze të operacionit “Tempulli 2”, u sekuestruan:  7.5 kilogramë kokainë, 560 kilogramë kanabis, një sasi heroine, 10 armë zjarri, 16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 automjete, 11 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash (lekë, paund dhe euro). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos