Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Francë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 10:30 | Kronikë

Prokuroria e Tiranës konfiskon pasuritë e një të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar konfiskimin e një sërë pasurish të Elton Arkaxhiu, i dënuar në Francë për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, si dhe të personave të lidhur me të.

Hetimet e kryera kanë zbuluar se pasuritë e Arkaxhiut nuk justifikohen ekonomikisht dhe dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti i tij kriminal. Analiza financiare tregon se gjatë viteve 2005–2010, kur janë krijuar pasuritë, as E.A. dhe as personat e lidhur me të, veçanërisht vëllai i tij B.A. nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për blerjen e pasurive në fjalë.

Sipas akt-ekspertimit, totali i të ardhurave të ligjshme të tyre (paga, kredi, pensione, aktivitete tregtare, hua) është shumë më i ulët se shumat e investuara, duke krijuar diferenca të mëdha negative. Kjo bën të pamundur që pasuritë të jenë financuar në mënyrë të ligjshme.

Prokuroria ka ngritur gjithashtu dyshime për pronësinë reale të një njësie shërbimi prej 63 m², që pretendon se i përket shtetasit A.M.. Analiza financiare dhe deklarimet e administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k. kanë treguar se pagesat për pasurinë janë kryer faktikisht nga B.A., ndërsa A.M. ka qenë në pamundësi financiare në momentin e blerjes. Kjo përforcon dyshimin se pasuria kontrollohet nga E.A.

Në bazë të ligjit nr. 10192 “Për parandalimin e krimit të organizuar”, Prokuroria kërkon konfiskimin e këtyre pasurive:

Një truall me sipërfaqe 71.52 m² dhe ndërtesë 37.52 m², blerë për 9 332 800 lek, në pronësi të E.A.;
Njësi shërbimi 108 m², me vlerë 210,000 euro, në pronësi të B.A.;
Njësi shërbimi 63 m², me vlerë 126,000 euro, gjithashtu në pronësi të B.A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos