Aksident i rëndë në aksin Himarë-Borsh, dy të plagosura

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 19:29 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Borsh, dy të plagosura

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur, shkruan A2CNN. 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos