Është tensionuar situata në protestën e thirrur këtë pasdite nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë nisur drejt Ministria e Brendshme e Shqipërisë, por janë ndaluar nga forca të shumta policie që kanë bllokuar marshimin dhe kanë përdorur ujë për shpërndarjen e turmës.
Në përgjigje, protestuesit kanë hedhur molotov, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë edhe me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën dhe për të kthyer situatën nën kontroll, shkruan A2CNN.
Raportohet se disa akse kryesore në kryeqytet janë bllokuar për shkak të zhvillimeve të protestës, ndërsa deri tani nuk ka njoftime zyrtare për persona të lënduar.
(A2 Televizion)