Protesta e PD-së, gjykata lë në burg 5 qytetarë, 6 të tjerë në detyrim paraqitjeje

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 16:29 | Kronikë

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 protestues, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë më 17 prill, raporton  A2 CNN

Gazetari, Igli Çelmeta raporton se gjykata ka caktuar arrest me burg për:

1-Klement Çuçkën

2-Bujar Tushën

3- Henri Shapllon

4-Mirvel Tocillën

5- Semi Bicin

Kjo është hera e parë që nga protestat e fundit që gjykata vendos masën më të rëndë të sigurisë ndaj protestuesve të ndaluar pas tubimeve të opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos