Frikë për përplasje në protestë? Arapi paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 21:21 | Politikë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Floriar Arapi i druhet përplasjeve në protestën e 8 tetorit, ku përpos qytetarëve, përballë Kryeministrisë ka thirrur një tubim edhe PD.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Arapi paralajmëroi Berishën që të mos futet në mes të turmës dhe të mos krijojë provokime.

Sipas ekspertit, qëllimi i Berishës me këtë protestë është rifutja në skenë, pasi prej muajsh rolin e opozitës nuk po e luan PD, por qytetarët.

“Kauza për Reformën Territoriale është e drejtë, qoftë nga PD-ja, qoftë nga ata socialistët e zhgënjyer dhe nga protesta në tërësinë e vet. Nëse Berisha vjen atje dhe futet në mes të protestuesve dhe thotë ‘mos shani Saliun’, ‘mos thoni Berisha në burg’, dhe me disa të fortë atje që vijnë e fryhen, ky është diversion. Nëse ai mban një kënd, dhe të protestojmë paralelisht, le të protestojmë, se ne nuk do t’i themi Berishës apo çdo demokrati që mos protesto kundër qeverisë. Por nëse futet midis njerëzve dhe bën diversion, ky është problem, krijon provokime. Ekziston mundësia e një skenari të tillë, s’e di çfarë plani kanë ata. Berisha ka dalë nga skena dhe do të rifutet në skenë, sepse s’po e luan më rolin e opozitës”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos