“Të dalim me një front patriotik”, Kedhi del me thirrje: Qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 21:40 | Politikë

Nënkryetari demokrat Nikola Kedhi bëri thirrje për një front patriotik, ku të bashkohet PD dhe qytetarët, me qëllim detyrimin e kryeministrit Rama që të pranojë qeverinë teknike.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Kedhi theksoi se vetëm me një qeveri teknike mund të përgatiten zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend.

“Ne duam të ketë zgjedhje sepse këtu s’ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në qoftë se nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme ne s’e dimë sa është mbështetja. PD është e gatshme që në këtë sekondë që të bashkohet pa paragjykime me çdo qytetar të lirë për t’u përballur me autokracinë elektorale. E rëndësishme është që sot të jemi në një front patriotik dhe ditën e enjte të jemi në një front patriotik…Sepse ne jemi shumica patriotike e këtij vendi. Alternativa qeverisëse vjen kur të jemi në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duhet të ushtrojmë presionin tonë në maksimum, që të shkojmë në një qeveri teknike, që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Kedhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos