Policia e Vlorës ka arrestuar një 57 vjeçar në Gorrishtë të Selenicës nën akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së armëve të zjarrit dhe pajisjeve shpërthyese.
Në kuadër të operacionit “Explosion”, policia ka vënë në pranga shtetasin 57-vjeçari Xhevair Sinanaj, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 3 armë zjarri dhe 10 kallëpe eksploziv.
Sipas hetimeve, Sinanaj, dyshohet se i kishte fshehur këto armatime për llogari të grupeve kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)