Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet nga Policia 44-vjeçari në Kamëz

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 13:41 | Kronikë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet nga Policia

Një 44-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia, pasi është kapur me një armë zjarri me vete, teksa qarkullonte në rrugë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga verifikimet e kryera, rezultoi se ai kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Ndërkohë Policia njofton se materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz-Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.

Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.

Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.

Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos