Zbulohet banesa ku përgatitej, kapen 5 kg lëndë narkotike

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 11:11 | Kronikë

Zbulohet banesa ku përgatitej, kapen 5 kg lëndë narkotike

Një i ri është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim në Tiranë, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit  “Collaboration 1” u vu në pranga shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga shtetasi Xh. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u arrestua shtetasi B. S., 24 vjeç, banues në Turqi, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë 23-vjeçarit.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos