Qarkullonte me automjetin e tij luksoz të blinduar, i papajisur me autorizim, shoqërohet Safet Bajri

Nga A2 CNN
15 Mars 2024, 21:17 | Kronikë
Qarkullonte me automjetin e tij luksoz të blinduar, i papajisur me
Automjeti i blinduar i Safet Bajrit

Policia e Shkodrës ka shoqëruar Safet Bajrin pasi  kap duke lëvizur me një automjet tip “Mercedez Benz” të blinduar. Pas verifikimeve se Bajri qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Ndaj tij është vendosur masë administrative dhe bllokua automjeti, ku pritet të nisin procedurat për konfiskim.

Njoftimi i policisë:

Shkodër, shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos