Qëlloi me çifte të birit, 83-vjeçari i penduar: Isha shumë i stresuar pasi ai më kishte dhunuar

Nga Artin Halili
25 Korrik 2024, 11:31 | Kronikë

Qëlloi me çifte të birit, 83-vjeçari i penduar: Isha

83 vjeçari Agim Shkullaku është shprehur i penduar para grupit të hetimit për ngjarjen e një dite më parë në fshatin Stropckë të Pogradecit ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij, Përparim Shkullaku.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qenë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, - ka thënë ai.

83 vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t'u njohur me masën e sigurisë.

Nga ana tjetër burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja e 47 vjeçarit Përparim Shkullaku paraqitet stabël. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos