Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten, dalin fotografitë e çiftit në Shkodër

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 12:30 | Kronikë

Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten,

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku një 34-vjeçar sulmoi të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas vrau veten.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se është identifikuar autori i krimit, i cili është shtetasi Kolë Manaj dhe vajza që është plagosur rëndë, e cila është shtetasja Anila Prendushi. Po ashtu A2 CNN ka siguruar fotografi të të dy personave dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten,
Anila Prendushi

Ngjarja ndodhi brenda në makinë, ndërkohë që është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit, në cilësinë e provës materiale.

Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten,
Autori Kolë Manaj

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

Qëlloi të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten,
Pamje nga vendngjarja

A2 CNN Livestream

Latest Videos