“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha në dosjen "Plumbi i artë"

Nga Armand Bajrami
10 Shkurt 2026, 12:04 | Kronikë

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Lulëzim Masha. Sipas të pandehurit, që gjatë hetimit ju hoq nga SPAK statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, tregoi se shënjestra e vërtetë kishte qenë djali i Mashës. Por, sipas tij, meqë nuk e gjenin dot, vendosën t'i vrasin të atin, që ai të shfaqej në ceremoninë mortore e më pas ta ekzekutonin.

Dëshmia e Henrik Hoxhës

Henrik Hoxha: Lulzim Masha bë dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku.

Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo per Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën.

Djalin nuk po e gjenim dot.

Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës. Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas.

Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni.

Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

Mbikëqyrja e Lulzimit zgjati gati 1 vit, se e lamë cikë pas dore ne. Djalin nuk e gjenim dot. Prandaj u angazhua Sakati, që do na jepte informacion nëse ai futej në Shqipëri.

Nuredini thoshte se djali i Mashës mashtronte njerëzit në Maqedoni.

Ne e pritëm, por nuk erdhi. Pastaj morëm masa, që të vrisnim të atin, që djali të vinte në varrim dhe ta vrisnim.

Bashkë me Skerdin e kemi ndjekur Mashan disa herë me motor. E kemi ndjekur në rrugën që bënte.

Për ngjarjen përdorëm një "Golf 4" të lodhur. Nuredini na e gjeti. Kjo sepse me motor mund të binim në sy.

Për ngjarjen unë përdora një menaxher që kisha tek lokali në Tiranë. I thashë do më lajmërosh kur të shohësh këtë person, sepse më ka lekq borxh.

Na njoftoi. Unë shkova atje bashkë me Skerdi Tasin. E lashë Skerdin dhe vetë u vendosa diku ku nuk kishte kamera. Pastaj lëviza. Goditjen nuk e dëgjova, se arma qe me silenciator.

Kisha radio policie, e dëgjoja komplet çfarë kishte ndodhur.

Pastaj me Skerdin u takuam tek 21-shi.

Skërdi më tha, i qëllova dy herë, por më ngeci arma.

Unë një ditë më parë shkreva 1 karrikator me atë armën, por atë ditë ngeci.

Unë i dëgjoja në radio komunikimet e policisë, kur thonin "një person kështu ashtu, me karakteristikat e Skerdit".

Djalin nuk e gjetëm dot. Rrija përditë aty, se i kishim shtëpitë ngjitur, por asnjëherë nuk e kam parë djalin.

Vendimin, që meqë nuk gjenim dot djalin, do vrisnim të atin e mori Nuredini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos