
A2 CNN ka sjellë pamje nga vendi ku u gjetën dy automjetet e fshehura një ditë më parë nga policia e Vlorës dhe që dyshohej se do të përdoreshin për ngjarje kriminale.
Të dy automjetet me targa të huaja ishin fshehur në një ullishte pranë një banese të braktisur pranë fshatit Babicë e madhe, shkruan A2 CNN.

Vendi ku u gjeten mjetet ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Vlorës dhe në një zonë ku nuk ka lëvizje.
Sipas grupit hetimor vendi në të cilin autorët kanë fshëhur automjetet mendohet të ketë qenë i vëzhguar edhe më parë për shkak të largësisë nga qyteti dhe një zone kodrinore, përcjell A2 CNN.

Nderkohe nga grupi hetimor vijojnë të këqyren kamera të sigurisë për të parë lëvizjet e automjeteve gjatë ditëve të mëparshme në Vlorë, çka mund të çojë edhe në identifikimin e personave që i kanë përdorur ato.
(A2 Televizion)