SPAK lëshon urdhër-arrest për shefin e Qarkullimit në Tiranë

Nga Armand Bajrami
19 Prill 2025, 13:42 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për disa zyrtarë policie në kryeqytet.

A2 CNN mëson se në pranga me kërkesë të SPAK kanë përfunduar Roven Zeka, shefi i qarkullimit të Tiranës dhe Sokol Novaku, shefi i sektorit të aksidenteve.

Urdhër arresti është lëshuar po ashtu për Edison Tabakun, i cili shërben si oficer i Policisë Rrugore në kryeqytet.

Dy zyrtarët e lartë të policisë dhe efektivi akuzohen për "korrupsion". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos