Radhë kilometrike në Kapshticë, mbi 21 mijë udhëtarë kaluan kufirin në pesë ditët e fundit

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 21:15 | Kronikë

Radhë kilometrike në Kapshticë, mbi 21 mijë

Fluksi i lartë i lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës ka sjellë radhë të gjata dhe vonesa për udhëtarët që kalojnë drejt Greqisë.

Në pikën kufitare të Krystallopigi-t, përballë Kapshticës, janë krijuar kolona automjetesh që tejkalojnë dy kilometra, ndërsa udhëtarët detyrohen të presin më shumë se një orë për të përfunduar procedurat e kalimit, shkruan A2CNN. 

Sipas informacioneve nga terreni, Policia Kufitare greke po punon me sportele të reduktuara, ndërsa procesi është ngadalësuar edhe nga zbatimi i sistemit të ri të kontrollit, i cili përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimin e fytyrës për çdo udhëtar.

Situata ka ngritur shqetësime në prag të sezonit turistik veror, kur pritet një rritje e mëtejshme e fluksit në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos