Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 14:36 | Kronikë

Rëndohet bilanci nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron

Pas nënës, Merjeme Azizllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, Valter Azizllari, i cili mbeti i dëmtuar nga zjarri i rënë në banesën ku ata jetonin në Maliq.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ata ndërruan jetë teksa u transportuan drejt Spitalit të Korçës. Po ashtu në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe vajza e vogël e familjes, e cila është vetëm 6-vjeç.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale, ndërsa është bërë e mundur shuarja totale e flakëve.

Njoftimi i Policisë:

Maliq / Informacion shtesë-Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos