“Rrezikohet turizmi”, policia: 10 mijë llogari po sulmojnë online bizneset

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 15:22 | Kronikë

Rreth 10 mijë llogari po sulmojnë online bizneset shqiptare që operojnë në sektorin e turizmit! Ky ishte shqetësimi që ngriti të enjten Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili njoftoi se ka nisur hetimi për rastin. Lidhur me dhunimin  e 17-vjeçares në Fier, Skënder Hita zbuloi se është përjashtuar një efektiv i policisë i përfshirë në ngjarje.

Sektori i turizmit në Shqipëri po përballet me sulme online. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili tha të enjten se autoritetet kanë evidentuar një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve (reviews) dhe komenteve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera.

Lidhur me rastin e dhunimit të adoleshentes në Fier, Skënder Hita zbuloi se Policia e Shtetit ka përjashtuar një efektiv të policisë të përfshirë në këtë ndodhi.

Skënder Hita hodhi poshtë dyshimet për mungesën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe SPAK në operacionet e rëndësishme duke i cilësuar ato aludime.

Gjatë konferencës Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se parandalimi dhe goditja e kriminalitetit mbetet një nga prioritetet e kryesore të institucionit që drejton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos