Rrëzohet nga ura në lumin Fan, humb jetën një grua

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 16:04 | Kronikë

Rrëzohet nga ura në lumin Fan, humb jetën një grua

Një e moshuar ka humbur jetën në zonën e Pukës, pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Fan.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, teksa 70-vjeccarja kalonte urën për të shkuar në shtëpinë e saj.

Trupi i pajetë i të moshuarës është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është dërguar për ekzaminim.

Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në IML, për ekzaminim”.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos