
Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha shpjegime për gati një orë në SPAK në cilësinë e personit në dijeni.
Sipas burimeve të A2 CNN, ish-zyrtari i Policisë u pyet në lidhje me një hetim të SPAK mbi gati 20 transferime të punonjësve të policisë, të dyshuara si të kryera në shkelje të ligjit.
Hetimi për të cilin u pyet ish-kreu i Policisë ka nisur me herët nga Prokuroria e Berat, por është transferuar për kompetencë në SPAK.
Jashtë SPAK, Rrumbullaku nuk ndau detaje të deklarimeve, ndërsa tha vetëm se “kur të thërret drejtësia duhet të paraqitemi”. (A2 Televizion)

