
Policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit në Tiranë.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se droga që dyshohet se kishte ardhur nga Spanja, ishte destinuar për t’u shpërndarë me doza të vogla në zonën e Freskut.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë operacionit, u arrestuan dy kushërinj, të cilët tentuan të arratiseshin, por u kapën pranë shinave të trenit në Institut.
Ndërkohë vijon puna e Policisë për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në trafikun e drogës. (A2 Televizion)
