Shënimi "për Shkëlzenin", GJKKO zhvlerëson provën e SPAK tek "Gërdeci"

Nga Armand Bajrami
27 Janar 2026, 11:04 | Kronikë

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e akt-ekspertim daktilografik të shënimim "Për Shkëlzen Berishën", në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në dosjen "Gërdeci".

Gjykata ka arsyetuar se akti nuk mund t'i nënshtrohet akt-ekspertimit për shkak se është fotokopje dhe jo origjinal.

Vendimi i ndërmjetëm është konsideruar nga avokatët e Mediut si konfirmim i pretendimit të tyre se faksi me shënim dore është i manipuluar dhe i futur në dosje për qëllime politike.

Faksi me shënimin "për Shkëlzen Berishën" është dërguar ministria e Drejtësisë në vitin 2007 në atë të Mbrojtjes.

Gjatq dëshmisë së tij në dosjen "Gërdeci", ish ministri i Drejtësië, Aldo Bumçi ka mohuar që të ketë bërë shënimin dhe që shkrimi të jetë i tij.

Në seancë avokatët e ish-ministrit të akuzuar për "shpërdorim të detyrës" pretenduan se në aktet e dosjes të vënë në dispozicion gjykata, mungojnë 40 akte shkresore të referuara nga prokuroria.

Për t'ju vënë në dispozicion mbrojtësve këto materiale gjykata shtyu seaancën për në 10 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos