Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri për motive të dobëta që ndodhi në ambientet e një lokali në qytetin e Pogradecit.
Sipas të dhënave nga policia, të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur shtetasit M.Xh. dhe K.N. të cilët mes sendeve të forta janë goditur dhe me shishe e gota.
Të plagosurit janë dërguar në spital, teksa në policia janë shoqëruar personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr A.K., N.Ç dhe D.Xh.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)