
Si çdo mëngjes edhe këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish për dialog protestuesit, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të tyre. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë ka vendosur para godinës së kryeministrisë tryezën e gurtë dhe sipër saj letrat me mbishkrimin ‘dialog’.
Ndërkohë sot studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë janë mobilizuar për t’u mbledhur në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet protesta.
Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve.
Në shesh do të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore. (A2 Televizion)