Sherr mes 2 personave në Lushnjë, 35-vjeçari qëllon me armë zjarri

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 16:47 | Kronikë
Sherr mes 2 personave në Lushnjë, 35-vjeçari qëllon me
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, pranë banesës së një 20-vjeçari, me qëllim kanosjen e tij.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pasi gjatë natës këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Dushk të Lushnjës.

Ndërkohë vijon puna e Policisë për kapjen e 35-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë:

•shpalli në kërkim shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, sepse dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos