Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë, plagoset 13-vjeçari, niset me urgjencë në spital

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 12:51 | Kronikë

Sherr mes 5 adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’ në Tiranë,

Një konflikt mes disa adoleshentëve është regjistruar pranë Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’ më Tiranë.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se nga të dhënat paraprake, gjatë konfliktit ka pasur edhe të plagosur.

Mësohet se një i mitur, rreth 13 vjeç është dërguar në spital, për të marrë mjekim, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.

Në sherr janë përfshirë 5 persona dhe të gjithë kanë qenë të mitur. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se konfliktet mes adoleshentëve kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ku ende e freskët është ngjarja ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos